Ndërlidhjet

Afganët thonë se ushtria amerikane ka vrarë 17 civilë


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka dënuar operacionin ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga i cili, sipas zyrtarëve afganë, u vranë 17 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Ushtria amerikane tha se 32 militantë, përfshirë një femër të armatosur, janë vrarë dje në operacionin në provincën Laghman, në lindje të Afganistanit. Ushtria ka thënë se nuk ka njohuri për asnjë civil të vrarë.

Presidenti Karzai disa herë u ka tërhequr vërejtjen forcave të koalicionit, që t'i parandalojnë viktimat civile, të cilat e dëmtojnë rëndë luftën kundër ekstremistëve.

Në kumtesën e sotme, ai poashtu, i ka dënuar militantët për shfrytëzimin e civilëve si "mburojë njerëzore".
XS
SM
MD
LG