Ndërlidhjet

Bruksel: Diskutohet furnizimi me gaz


Udhëheqësit e kompanive të gazit nga Rusia dhe Ukraina, gjenden në Bruksel, ku me zyrtarët e Bashkimit Evropian, bisedojnë për mospajtimet lidhur me çmimin e gazit, që ka shkaktuar ndaljen e furnizimit me gazin rus për në Evropë, nëpërmjet të gazsjellësit në Ukrainë.

Nga ana tjetër, është thënë se nuk parashihen bisedime të drejtpërdrejta ndërmjet përfaqësuesit të Gazpromit rus, Aleksei Miller dhe atij të Ukrainës, Naftohaz, Oleh Dubina.

Dje shumë shtete evropiane nuk kanë marrë gaz nga Rusia nëpërmjet të Ukrainës. Kjo ka shkaktuar situatë të jashtëzakonshme, përfshirë edhe racioanalizimin e përdorimit të gazit.

BE-ja ka tërhequr vërejtjen se nëse ky mospajtim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk zgjidhet shpejtë, kjo do ta dëmtonte kredibilitetin e të dy vendeve si partnerë biznesi.
XS
SM
MD
LG