Ndërlidhjet

logo-print

OKB i suspendon aktivitetet në Rripin e Gazës


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) tha se po i pezullon operacionet në Gaza, për shkak të rrezikut nga forcat e Izraelit.

Kjo deklaratë u bë pak kohë pasi UNRWA tha se forcat izraelite kishin qëlluar një kamion, që sillte ndihma brenda Gazës, duke e vrarë shoferin.

Një zëdhënës i kësaj agjencie tha se incidenti ndodhi në veri të Gazës, gjatë asaj që mendohet se ishte pauzë në operacionet e Izraelit për lejimin e hyrjes së ndihmave.
XS
SM
MD
LG