Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Kërkohet aksion i shpejtë për ekonomi


Presidenti i zgjdhur amerikan, Barack Obama, sot ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara mund të mbesin në recesion për vite, nëse tash nuk ndërmerret ndonjë aksion i shpejtë.

- Nuk besoj se është shumë vonë për ta ndryshuar kursin, por nëse ne nuk ndërmarrin aksion dramatik sa më shpejtë që të jetë e mundur, kjo do të ndodhë. Nëse nuk bëhet asgjë, recesioni mund të zgjasë me vite dhe papunësia mund të arrijë numra dyshifror, tha Barack Obama.

Ai tha se kriza nuk ka ndodhur vetëvetiu dhe se nuk mund të kapërcehet vetëm duke pritur "ardhjen e ditës më të mirë". Sipas tij, kjo krizë ka ndodhur "për shkak të një periudhe të papërgjegjësisë së thellë që shkon prej bordeve të korporatave e deri tek autoritetet në Uashington".

Barack Obama dhe ekipi i tij po punojnë me Kongresin për një stimuls për ekonomi në vlerë prej 775 miliardë dollarësh.

Zoti Obama shpreson se ky plan do të miratohet nga ligjvënësit brenda disa javëve, pasi ai të inaugurohet në postin e president më 20 janar.
XS
SM
MD
LG