Ndërlidhjet

Gazpromi kërkon vendosjen e monitoruesve


Udhëheqësi i kompanisë gjigante ruse Gazprom, Aleksei Miller, tha sot se furnizimi me gaz për vendet e Evropës do të vazhdoj, pas vendosjes së monitoruesve të pavarur, për të garantuar se gazi po shkonte në Evropë.

Ai këto komente i bëri në Parlamentin Evropian në Bruksel, ku kishte takime me zyrtarët e BE-së për mospajtimet Rusi – Ukrainë lidhur me gaz.

Mëtutje, zoti Miller tha se presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka dhënë protokolin për vendosjen e monitoruesve.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i firmës ukrainase Naftogaz, Oleh Dubina, ka thënë se Ukraina do të garantoj transferin e gazit për në Evropë, atëherë kur Rusia do ta vazhdoj furnizimin.

Dje shumë shtete evropiane nuk kanë marrë gaz nga Rusia nëpërmjet të Ukrainës. Kjo ka shkaktuar situatë të jashtëzakonshme, përfshirë edhe racioanalizimin e përdorimit të gazit.

BE-ja ka tërhequr vërejtjen se nëse ky mospajtim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk zgjidhet shpejtë, kjo do ta dëmtonte kredibilitetin e të dy vendeve si partnerë biznesi.
XS
SM
MD
LG