Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk duhet të fajësohet për gaz


Kryeministri i Rusisë, Vlladimir Putin, tha sot se Rusia do t'i shesë Ukrainës gaz me çmim të plotë të tregut dhe do të pajtohet që të paguaj çmim më të lartë për shfrytëzimin e gazsjellësit të Ukrainës.

Mëtutje, duke folur para gazetarëve në rezidencën e tij jashtë Moskës, ai kërkoi nga Bashkimi Evropian që shpejtë t'i dërgoj monitoruesit në Ukrainë, për ta mbikëqyrë dërgimin e gazit për Evropë.

Zoti Putin këmbënguli se Rusia nuk duhet të fajësohet për krizën e gazit dhe ka akuzuar mediat perëndimore se po ia mbajnë anën Ukrainës.

Njëherësh, në Bruksel, komisionari për energji i BE-së, Andris Piebalgs, tha se Rusia ka refuzuar të pajtohet për vazhdimin e furnizimit me gaz, pasi dëshiron që në Ukrainë të dërgohen monitoruesit rusë.

Zoti Piebalgs tha, pas një varg takimesh të ndërmjetësuara nga BE-ja, se është "jashtë mandatit të BE-së", të pajtohet për vëzhguesit rusë në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG