Ndërlidhjet

KS miraton rezolutë për Rripin e Gazës


Izraeli ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme me sulmet në Rripin e Gazës. Deri tani llogariten të vrarë 750 palestinezë dhe 13 izraelitë.

Këshilli i Sigurimit në orët e para të mëngjesit të sotëm miratoi rezolutën, që bën thirrje për armëpushim mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit. Rezoluta kërkon tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza.

14 vende anëtare të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës, kurse Shtetet e Bashkuara abstenuan. Shefja e diplomacisë amerikane theksoi se vendi i saj e mbështet plotësisht rezolutën.

"Dua të theksoj se ndonëse mbetet shumë punë për tu bërë, aktualisht po zhvillohen aktivitete të rëndësishme. Në këtë kuptim përpjekjet e presidentit të Egjiptit, jo vetëm duhen përshëndetur, por dhe duhen mbështetur. Mendoj se përpjekjet në fjalë nuk do çojnë vetëm drejt një armëpushimi aftagjatë, por dhe drejt një paqeje të qëndrueshme në Gaza", tha Rice.

Votimi në Këshillin e Sigurimit erdhi pas tre ditë negociatash.
XS
SM
MD
LG