Ndërlidhjet

Obama: Të marrim veprime dramatike


Presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama i bëri thirrje Kongresit të marrë "veprime dramatike" për të parandaluar përkeqësimin e ekonomisë amerikane. Duke folur në Universitetin Georg Mason në Virxhinia Obama tha se ekonomia mund të humbiste deri në 1 trilion dollarë.

"Nuk besoj se është shumë vonë për të ndryshuar drejtim, por do të jetë vonë nëse nuk marrim veprime të jashtëzakonshme sa më parë që të jetë e mundur. Nëse nuk bëhet asgjë recesioni mund të vazhdojë për vite dhe papunësia mund të arrijë në numra dy shifrorë", tha Obama.

Barack Obama do të marrë detyrën e presidentit amerikan më 20 janar.
XS
SM
MD
LG