Ndërlidhjet

BE: Nga sot, vëzhguesit për gazin


Bashkimi Evropian pret që të rikthehet furnizimi me gazin rus i Evropës, pas marrëveshjes për vendosjen e vëzhguesve në pikat e tranzitit të gazit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Çekia, vendi që ka kryesinë e rradhës së bashkimit Evropian bëri të ditur se kryeministri çel Topolanek dhe ai rus Putin kanë rënë dakord për kushtet e vendosjes së vëzhguesve.

Diploamtët evropianë kanë pohuar se vëzhguesit mund të jenë në terren më së shpejti gjatë ditës së sotme.

Mosmarrëveshjet për çmimin mes Kjevit e Moskës kanë lënë prej disa ditës shumë vende të BE-së pa gazin rus, në kohën kur temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
XS
SM
MD
LG