Ndërlidhjet

Bllagojevich ballafaqohet me shkarkim


Guvernatori Rod Blagojevich, mund të shkarkohet nga ky post, pasi Komiteti Hetimor i Dhomës Përfaqësuese të shtetit Ilinois, propozoi largimin e tij, për shkak të akuzave për korrupsion, me ç'rast edhe për pak kohë ishte i arrestuar dhe përpjekjeve për shitjen e vendit të zbrazët të presidentit të zgjedhur, Barack Obama, në Senatin amerikan.

Dhoma Përfaqësuese e këtij shteti pritet që ta miratoj rekomandimin unanim dhe ta shkarkoj guvernatorin Blagojevich, i cili i ka hedhur poshtë akuzat.
XS
SM
MD
LG