Ndërlidhjet

Olmert: Përkundër rezolutës, vazhdon ofensiva në Gazë


Izraeli thotë se do ta vazhdoj ofensivën e tij në Rripin e Gazës, përkundër rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Kryeministri Ehud Olmert, tha se hedhja e sotme e raketave nga Hamasi në jug të Izraelit, tregon se rezoluta e miratuar mbrëmë vonë, nuk po "funksionon".

Ai theksoi se armata izraelite "do të vazhdoj t'i mbroj shtetasit" e vet.

Nga ana tjetër, Hamasi tha se nuk është i interesuar për rezolutën, pasi kjo lëvizje nuk ishte konsultuar dhe se dokumenti nuk i plotëson kërkesat e Hamasit.

Për miratimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit votuan 14 vende anëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara abstenuan.
XS
SM
MD
LG