Ndërlidhjet

KE: Duhen tri ditë që gazi të arrijë në Evropë


Rusia tha se sot do ta lejoj dërgimin e gazit për në Evropë, nëpërmjet të gazsjellësit në Ukrainë, pasi zyrtarët në Kiev thanë se do të lejojnë që ekspertët rusë, së bashku me ata evropianë, ta monitorojnë rrjedhjen e gazit.

Komisioni Evropian thotë se do të duhen së paku tri ditë që furnizimi të arrijë në Evropë.

Rusia e ka akuzuar Ukrainën për vjedhjen e gazit, i cili dërgohet për vendet e Evropës. Këtë akuzë Ukraina e ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG