Ndërlidhjet

Preshevë: Nuhiu u lirua pasi pagoi 7000 euro


Muhamet Nuhiu, njëri nga shqiptarët e arrestuar nga autoritetet e Serbisë, është liruar nga arresti pasi ka paguar shumën prej 7 mijë eurosh.

Prokurori lokal në Preshevë, Mesud Mahmuti, tha se "Nuhiu nuk ishte i akuzuar për të njejtat krime sikur nëntë të tjerët" dhe se ai është i dyshuar për posedim ilegal të armëve dhe të mjeteve shpërthyese.

Muajin e kaluar, autoritetet e Serbisë arrestuan 10 shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të akuzuar për krime të luftës në Gjilan gjatë vititë 1999.
XS
SM
MD
LG