Ndërlidhjet

logo-print

Ofenziva e Izraelit hyri në javën e tretë


Ofenziva ajrore dhe tokësore e Izraelit kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës sot ka hyrë në javën e tretë. Izraeli dhe Hamasi të premten injoruan rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të cilën kërkohet armëpushimi i menjëhershëm.
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka realizuar 70 goditje ajrore, ndërsa militantët e Hamasit kanë bërë të ditur se kanë hedhur një numër raketash nga kufiri i Gazës në jug të Izraelit.
Zyrtarët mjekësor në Gaza kanë thënë se deri më tash nga ofensiva e Izraelit janë vrarë rreth 780 palestinezë. Nga pala izraelite janë vrarë dhjetë ushtarë dhe tre civilë.
XS
SM
MD
LG