Ndërlidhjet

Vashadze: Gjeorgjia më afër NATO-s


Ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë ka mirëpritur marrëveshjen për partneritetin e ri strategjik me Shtetet e Bashkuara si hap drejt anëtarësimit të këtij vendi në NATO.
Ministri i jashtëm Grigol Vashadze në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti në Uashington ku ishte e pranishme edhe sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka thënë:
"Kjo është diç që Gjeorgjia e ka synuar. Ky hap do ta çoj Gjeorgjinë drejt strukturave evroatlantike, te anëtarësimi në NATO, te kthimi në familjen e kombeve të civilizuara perendimore. Jemi shumë krenar që përjetuam këtë ditë", ka thënë ministri i Jashtëm i Gjerorgjisë.
XS
SM
MD
LG