Ndërlidhjet

Obama: 3–4 milionë vende pune deri në vitin 2010


Presidenti i zgjedhur amerikan, Barack Obama, tha sot se një analizë e planit të tij për stimulimin e ekonomisë, tregon se 3 - 4 milion vende të punës në Shtetet e Bashkuara mund të ruhen ose të krijohen deri në vitin 2010.

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në radio.

Më parë, ai kishte thënë se plani i tij ekonomik prej afro 800 miliardë dollarësh, do të krijonte ose ruante 3 milionë vende të punës.

Dje Departamenti amerikan i punës paraqiti të dhënat sipas të cilave papunësia në Shtetet e Bashkuara në muajin dhjetor arriti në 7.2%, që ishte shkalla më e lartë në pothuajse 16 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG