Ndërlidhjet

Kiev: Gaz për Bullgarinë dhe Moldavinë


Ukraina njoftoi se Bullgarinë dhe Moldavinë do t'i furnizoj me gaz nga rezervat e veta.

Nëpërmjet të një kumtese, presidenti Viktor Yushchenko, tha se këto vendeve do të marrin 2 milionë metra kub të gazit në ditë, duke filluar nga dita e sotme.

Rusia e ka ndalur gazin e saj, që shkon nëpër gazsjellësin e Ukrainës, për shkak të kontestit për çmim me kompaninë ukrainase të gazit.

Zyrtarët në Bullgari dhe në Moldavi kanë shprehur shqetësim për furnizim me gaz për biznese dhe për banesa.
XS
SM
MD
LG