Ndërlidhjet

Sarajevë: Nga shpërthimi i gazit – 5 të lënduar


Tre fëmijë dhe prindërit e tyre janë lënduar sot nga shpërthimi i gazit në shtëpinë e tyre në Sarajevë.

Policia tha se shpërthimi me gjasë ishte shkaktuar nga rrjedhja e gazit.

Momentalisht Bosnja furnizohet me gaz nga Serbia, meqë Rusia e ka ndalur dërgimin e gazit për Evropë nëpër Ukrainë.

Serbia, që poashtu është e prekur nga ndalja e gazit rus, aktualisht po merr gaz nga Hungaria.
XS
SM
MD
LG