Ndërlidhjet

Bezsmertny: Tymoshenko është aleate e Kremlinit


Lufta e rreptë në mesin e udhëheqjes së Ukrainës, sot ka shpërthyer përsëri, pasi Roman Bezsmertny, ndihmës i presidentit Yushchenko, e ka përshkruajtur si "aleate të Kremlinit" kryeministren e Ukrainës, Yulia Tymoshenko.

Zoti Bezsmertny, që është zëvendës shef i administratës presidenciale të Ukrainës, e akuzoi zonjë Tymoshenko për "shkëmbim të interesave kombëtare për favore të saj politike".

Ai e kritikoi kryeministren Tymoshenko për "apati befasuese" lidhur me kontestin për gaz të Ukrainës me Rusinë.
XS
SM
MD
LG