Ndërlidhjet

Izraeli thotë se pritet eskalim i aksionit ushtarak


Forcat izraelite sot kanë hedhur afishe në Rripin e Gazës, me të cilat u kanë tërhequr vërejtjen banorëve se së shpejti do të ketë eskalim të aksionit të tyre ushtarak.

Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite njoftoi se i ka vazhduar sulmet kundër caqeve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe se militantët e Hamasit kanë hedhur më se 30 raketa në Izrael.

Zyrtarë mjekësorë në Rripin e Gazës thonë se më tepër se 800 palestinezë janë vrarë prej ofensivës ushtarake izraelite, që filloi më 27 të muajit të kaluar. Janë vrarë 13 izraelitë.

Në Kajro të Egjiptit po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për ndaljen e luftimeve.

Si Izraeli, ashtu edhe Hamasi e kanë hedhur poshtë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet armëpushim i menjëhershëm.
XS
SM
MD
LG