Ndërlidhjet

Kabul: Biden u takua me Karzain


Zëvendës presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, është takuar sot me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai.

Zyrtarët kanë thënë se është biseduar për të gjitha aspektet e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e këtij vendi për ta luftuar ekstremizmin.

Takimi Biden – Karzai ishte "frytdhënës dhe produktiv" dhe përfshinte përkushtimet për vazhdim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit, tha Homayun Hamidzada, zëdhënës i presidentit afgan.

Kjo vizitë e shkurtër në Kabul u bë vetëm 10 ditë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama dhe të zëvendës presidenti të zgjedhur, Joe Biden.
XS
SM
MD
LG