Ndërlidhjet

Bushi nuk lejoi të sulmohet Irani



Presidenti i SHBA-vë George Bush, vitin e kaluar, ka refuzuar kërkesën e fshehtë të Izraelit për të ndërmarrë sulm ajror ndaj Iranit. New York Times citon në kushte anonimiteti zyrtarë amerikan se kërkesa ishte bërë nga kryeministri izraelit, Ehud Barak i cili kërkoi bombat kundër-bunker amerikane dhe lejen për të fluturuar mbi Irak për të sulmuar komplekset më të mëdha të uraniumit në Iran. Por zyrtarë të lartë amerikan të prirë nga sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates e kanë sugjeruar Bushin se çfarëdo sulmi ndaj Iranit do të ishte jo efektiv.
XS
SM
MD
LG