Ndërlidhjet

Ukraina nënshkruar marrëveshjen e gazit


Ukraina ka nënshkruar dokumentin i cili lejon rifillimin e furnizimit të Evropës me gazin rus. Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko tha se ka nënshkruar protokolin pas bisedës me kryeministrin e Çekisë, Mirek Topolanek.

Presidenca e Bashkimit Evropian ka negociuar deri pas mesnate me zyrtarë të Ukrainës për të lejuar kalimin e gazit rus për në Evropë.
Rusia i ka dërguar Çekisë, si presidente e rradhës e BE-së, nënshkrimin e marrëveshjes që monitoruesit evropianë të vëzhgojnë kalimin e gazit nëpër Ukrainë.
XS
SM
MD
LG