Ndërlidhjet

Izrael: Po shqyrtojmë kanale diplomatike për krizën


Derisa luftimet ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë në Rripin e Gazës, Izraeli ka njoftuar se po shqyrton kanale diplomatike për përfundimin e konfliktit.

Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak tha se nuk ka kontradita midis kursit të luftës dhe atij diplomatik. Ai nuk bëri të ditura detaje të aktiviteteve diplomatike mirëpo një këshilltar izraelit do të udhëtojë drejt Kairos për bisedime të udhëhequra nga Egjipti rreth përfundimit të luftës.

Së fundi pesë civilë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.

Izraeli ka deklaruar se ofensiva mund të eskalojë nëse nuk ndalen sulmet me raketa nga ana e Hamasit.
XS
SM
MD
LG