Ndërlidhjet

logo-print

Varroset Prof. Zekeria Cana


Pas nje akademie përkujtimore, profesor Zekeria Cana është varrosur sot në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Dje, në moshën 75-vjeçare historiani dhe veprimtari i njohur kosovar për të drejtat e njeriut, Zekeria Cana, ndërroi jetë. Profesor Cana është shquar për hulumtime shkencore për periudhen më të re të historisë dhe ka të publikuara disa punime shkencore nga kjo fushë.

Profesori Cana njihet në Kosove dhe për aktivitetin e vazhdueshëm për të drejtat e njeriut gjatë periudhës së sundimit të Kosovës nga diktatori Millosheviq, si dhe për kontributin e tij për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG