Ndërlidhjet

Vëzhguesit arrijnë në Ukrainë


Vëzhguesit janë nisur drejt stacioneve të tranzitit të gazit rus në Ukrainë për të mbikqyrur transportin e gazit drejt vendeve evropiane.

Ukraina ka nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e vëzhguesve, që përfshijnë ekspertë evropianë, rusë dhe ukrainas.

Ky hap pason ditë të tëra të diplomacisë fluturuese të ndjekur nga BE-ja mes Kjevit e Moskës.

Rusia kërkoi vendosjen e vëzhguesve që të pengonte Ukrainën nga vjedhja e gazit të përcaktuar për në Evropë. Ukraina i ka hedhur poshtë akuzat.

Gazpromi rus ndërpreu furnizimin e Ukrainës me gaz më 31 Dhjetorin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth çmimit.

XS
SM
MD
LG