Ndërlidhjet

Olmert: Afër realizimit të qëllimeve në Gaza


Izraeli është fare pranë arritjes së qëllimeve në Gaza, tha kryeministri izraelit Ehud Olmert.

"Kjo është koha që t'i konkretizojmë arritjet tona dhe të përmbushim qëllimet. Izraeli është fare pranë arritjes së objektivave që i vuri vetes gjatë kësaj fushate ushtarake. Por duhet vendosmëri, durim dhe përpjekje për të përmbushur qëllimet që do ndryshojnë realitetin e sigurisë në jug dhe civilët të ndihen të sigurt në afat të gjatë", tha Olmert.

Izraeli shpreson që operacioni ushtarak në Gaza do të ulë ndjeshëm numrin e sulmeve me raketa në qytetet izraelite dhe të zbehë në maksimum mbështetjen për grupin islamik Hamas. Hamasi ka nën kontroll Rripin e Gazës.

Burimet mjekësore palestineze thonë se 880 palestinezë kanë humbur jetën nga fillimi i sulmeve izraelite më 27 Dhjetor. Dhjetë ushtarë dhe tre civilë izraelitë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe.

XS
SM
MD
LG