Ndërlidhjet

logo-print

Goditen caqet izraelite nga Siria


Burimet ushtarake izraelite njoftojnë se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj inxhinierëve ushtarakë izrealitë në Lartësitë Golan.

Trupat izraelite po punonin në gardhin e kufirit kur janë qëlluar nga territori sirian. Nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.

Lartësitë Golan mbahen të pushtuara nga Izraeli duke shkaktuar tensione të përhershme mes Izraelit dhe Sirisë.

Ky është inicdenti i dytë që nga fillimi i ofensivës në Gaza që caqet izraelite goditen nga jashtë territoreve palestineze. Ditë më parë u hodhën raketa drejt Izraelit nga Libani.
XS
SM
MD
LG