Ndërlidhjet

Los Anxhelos: U dhanë çmimet Globi i Artë


Filmi i mbështetur në dramën e Mumbait, "Slumdog Millionare", ka fituar disa çmime kryesore në Globin e Artë, përfshirë atë për dramë, për regji dhe për skenar.

Ky film është një tregim për një jetim, që ka arritur sukses në një shou në Indi. Filmi është lavdëruar si një koment i perceptuar i globalizimit.

Filmi izraelit, Waltz With Bashir, për invadimin e Libanit në vitin 1982, është shpallur filmi më i mirë i jashtëm, ndërsa australiani Heath Ledger, pas vdekjes, fitoi çmimin si aktori më i mirë për rol mbështetës.

Çmimet Globi i Artë janë paralajmërim se cilët filma mund ta fitojnë çmimin Oskar, çmimi më prestigjioz në arenën e filmit, që mbahet në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG