Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Biden vizitoi Kandaharin dhe Helmanin


Zëvendës presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka premtuar mbështetje për Afganistanin, në luftën kundër terrorizmit, drogës dhe korrupsionit.

Këto komente ai i bëri pas vizitës befasuese në pjesën jugore të këtij vendi, në Kandahar dhe në Helmand.

Afganistani jugor është njëri nga qendrat e kryengritjes së udhëhequr nga Talibanët, që gjatë vitit 2008, ka shkaktuar vdekjen e 6400 njerëzve, shumica prej tyre militantë.

Presidenti i zgjdhur amerikan, Barack Obama, ka premtuar përfundimin e Luftës në Irak dhe fokusimin e sërishëm të përpjekjeve ushtarake amerikane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG