Ndërlidhjet

Izraeli depërtoi më thellë në Rripin e Gazës


Tanket dhe këmbësoria e ushtrisë izraelite sot janë futur edhe më thellë në territoret e banuara në Rripin e Gazës. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avi Benayahu, tha se armata ka dërguar edhe më tepër njësi rezerviste në Rripin e Gazës.

Së paku 870 palestinezë, gjysma prej tyre civilë, janë vrarë në këtë konflikt, që ka filluar më 27 të muajit të kaluar. 13 izraelitë, përfshirë 10 ushtarë, janë vrarë.

Përpjekjet për zhvillimin e negociatave për përfundimin e konfliktit po vazhdojnë, megjithqë si Izraeli adhtu edhe Hamasi po e injorojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkon armëpushim të menjëhershëm.
XS
SM
MD
LG