Ndërlidhjet

Talibanët i vranë dy vetë pasi i akuzuan për spiunim


Militantët e dyshuar talibanë i kanë vrarë dy vetë në rajonin pakistanez afër kufirin me Afganistanin, pasi i kishin akuzuar për spiunim për Shtetet e Bashkuara.

Incidenti në Waziristanin Verior ishte i fundit në vargun e së paku 10 vrasjeve të ngjashme, gjatë dy javëve të fundit në këtë rajon.

Një zyrtar lokal tha se trupat e pajetë të vëllëzërve Rehman Rauf Khatak (25 vjeçar) dhe Asfandyar Khattak (30) ishin gjetur sot në qytetin Mir Ali.

Qindra talibanë dhe miltiantë të al-Kaidës janë refugjatë në këtë rajon, pasi invadimi i Shteteve të Bashkuara e përmbysi regjimin taliban në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG