Ndërlidhjet

Indonezi: Ende të zhdukur së paku 250 vetë


Së paku 250 njerëz ende konsiderohen të zhdukur, 24 orë pasi një traget u fundos nga shtërngata e fuqishme afër ishullit Sulawesi në Indonezi. Ka shqetësime se të gjithë ata kanë humbur jetën.

Kontakti me autoritetet kishte humbur të shtunën në mëngjes, kur trageti ishte 50 kilometra larg bregdetit.

Transporti me tragete është jashtëzakonisht i rëndësishëm për arqipelagun prej afro 17 mijë ishujve me 234 milionë banorë.

Në dhjetor të vitit 2006 më se 500 vetë humbën jetën kur trageti u fundos nga shtërngata në ishullin Java.
XS
SM
MD
LG