Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Obama të ketë qasje tjetër


Irani i ka bërë sot thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Barack Obama, që të mos i përsërit akuzat kundër Iranit, nga administrata e tashme e Shteteve të Bashkuara, që sipas Teheranit, janë false.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Hassan Qashqavi, sugjeroi se Irani do të përgjigjet "në mënyrë përkatëse dhe në kohë" ndaj çfarëdo ndryshimi në qëndrimin e Shteteve të Bashkuara.

Barck Obama, që më 20 janar inaugurohet në postin e presidentit amerikan, ka thënë se ai ende e sheh Iranin si kërcënim, por se është në favor të nismës së dialogut me Teheranin.

Uashingtoni e akuzon Iranin se po synon zhvillimin e armatimit atomik. Këto akuza Irani i ka hedhëur poshtë.
XS
SM
MD
LG