Ndërlidhjet

logo-print

Blair: Mund të arrihet marrëveshje për zjarrpushim


Tanket dhe këmbësoria e ushtrisë izraelite sot janë futur edhe më thellë në territoret e banuara në Rripin e Gazës. Zëdhënësi ushtarak izraelit, Avi Benayahu, tha se armata ka dërguar edhe më tepër njësi rezerviste në Rripin e Gazës.

Në Kajro, perfaqësuesi i Kuartëtit për Lindjen e Mesme, Toni Blair tha se elementet e një marrëveshje për zjarrpushim ekzistojnë:

"Kam shpresë se mund të vendosim një marrëveshje të përbashkët, por duhet të punohet fuqishëm për të qenë e besueshme. Në ndaljen e furnizimit me raketa në Gaza por edhe në lejimin e qytetarëve të Gazës për të pranuar atë që iu nevoitet" tha Blair.

Ministrja e Jashtme, Tzipi Livni ka insistuar se vetëm Izraeli do të vendosë kur do të ndalet ofensiva kundër militantëve të Hamasit.
XS
SM
MD
LG