Ndërlidhjet

Bush: Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh Bush, tha se rruga e vetme për një armëpushim të qëndrueshëm në konfliktin e Gazës është ndalja e sulmeve me raketa në Izrael nga ana e Hamasit.

Në konferencën e fundit për shtyp si president i SHBA-ve, Bush i bëri thirrje Egjiptit të ndalojë kalimin e raketave në kufirin me Gazën.

"Mendoj se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten. Në këtë situatë unë shpresoj se Izraeli të jetë i ndërgjegjshëm ndaj popullatës së pafajshme dhe do të ndihmojë në furnizimin e shpejtë me ndihma humanitare" tha Bush.

Ai foli edhe për situatën ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Bush tha se është i gatshëm t'i paraqes Kongresit kërkesën për gjysmën e dytë të paketës së ndihmës prej 700 miliard dollarësh nëse kjo kërkohet nga pasardhësi i tij Barak Obama
XS
SM
MD
LG