Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki Moon viziton Lindjen e Mesme


Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, do të udhëtojë në Lindjen e Mesme për të bërë presion në Izraelin dhe Hamasin të ndalojnë luftimet dhe të lejojnë ndihmat humanitare në Gaza.

Duke shprehur zhgënjimin për mosrespektimin e rezolutës së OKB-së nga të dyja palët, Ban tha se planifikon t'i rrisë përpjekjet diplomatike për të ndalur ofensivën tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gaza, si dhe sulmet me raketa të Hamasit në territorin izraelit.

Ban do të kthehet në New York më 20 janar, para se Barack Obama të bëjë betimin për president.

Ban Ki Moon ka inkurajuar Obamën që Lindjen e Mesme ta vë në prioritet të lartë.
XS
SM
MD
LG