Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë luftimet në Rripin e Gazës


Trupat izraelite dhe militantët e Hamasit janë përleshur në rrethinat e Gazës sot në mëngjes. Izraeli ka përgënjeshtruar pohimet e Hamasit se janë shkatërruar dy tanke izraelite.

Tanket dhe aeroplanët izraelitë kanë ndërmarrë gjatë natës sulme në rreth 60 caqe të Rripit të Gazës.

Militantët islamikë hodhën rreth 30 raketa në territorin izraelit.

Më shumë se 900 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së Izraelit në Gaza, që ka për qëllim ndaljen e sulmeve në raketa të Hamasit. Dhjetë ushtarë izraelitë dhe tre civilë janë vrarë deri më tash.
XS
SM
MD
LG