Ndërlidhjet

Rusia akuzon Ukrainën për bllokimin e gazit


Rusia sot e ka akuzuar Ukrainën se po e bllokon furnizimin e Evropës me gaz.

Zv/drejtori i Gazpromit rus, Aleksandr Medvedev tha se Ukraina po e bllokon kalimin e gazit drejt Evropës edhe pse Rusia sot rifilloi dërgimin e gazit.

Javën e kaluar Rusia i ndërpreu dërgesat e gazit përmes Ukrainës për në Evropë, duke e akuzuar Ukrainën për vjedhjen e gazit. Ukraina i ka mohuar akuzat.

Rusia u dakordua të rifillojë dërgimin e gazit pasi të dyja palët përfundimisht u pajtuan që monitoruesit evropianë të vëzhgojnë pikat e furnizimit me gaz të Evropës.

Më shumë se 15 vende të BE-së u goditën nga ndërprerja e gazit në mes të dimrit më të ftohtë të viteve të fundit.

Ekspertët thonë se nevojiten 24 deri 36 orë që gazi rus të arrijë te konsumatorët evropianë.
XS
SM
MD
LG