Ndërlidhjet

Irak: Biden u takua me kryeministrin al-Maliki


Nënpresidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden u takua sot me kryeministrin irakian Nuri Al- Maliki, në ditën e dytë të vizitës së tij në Irak

Zyrtarët irakianë cituan Bidenin t'i ketë thënë al-Malikit se administrata e re amerikane dëshiron tërheqje të përgjegjshme të trupave nga Iraku.

Marrëveshja e sigurisë parasheh tërheqjen e plotë të trupave amerikane deri në vitin 2012.

Biden, i cili e merr detyrën në 20 janar kur do ta bëjë betimin Barack Obama, të hënën u takua me presidentin Jalal Talabani.

Turneu i tij në rajon përfshiu ndalesat në Pakistan dhe Afganistan.
XS
SM
MD
LG