Ndërlidhjet

logo-print

Bernanke: Duhen hapa tjerë për të stabilizuar bankat


Kreu i Rezervave Federale amerikane, Ben Bernanke tha se paketa e planifikuar stimuluese në SHBA nuk do jetë e mjaftueshme për rimëkëmbjen e ekonomisë, dhe se do të duhen hapa tjerë për të stabilizuar bankat amerikane.

Në një fjalim në Londër, Bernanke tha se paketa stimuluese fiskale e hartuar nga presidenti i zgjedhur Barack Obama do t'i mundësojë "shtysë të konsiderueshme" ekonomisë.

"Ekonomia globale do të rimëkëmbet, por koha dhe forca e rimëkëmbjes janë tepër të pasigurta", tha Bernanke.

Obama, i cili e merr presidencën javën e ardhshme, planifikon një plan prej rreth 800 miliarda dollarësh në uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve.
XS
SM
MD
LG