Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Unë e lë zyrën me kokën lartë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka thënë kabinetit të tij në mbledhjen e fundit se ai po e lë zyrën me "kokën lartë".

Bush u shoqërua nga Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates në takimin, i cili u mbajt në kohën kur ai po përgatitet t'ia dorëzojë detyrën presidentit të zgjedhur, Barack Obama.

Presidenti amerikan në largim gjithashtu i përkujtoi ato që i quajti suksese gjatë mandatit të tij tetë vjeçar, duke e vënë në krye faktin se që nga 11 shtatori 2001, nuk ka pasur asnjë sulm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
XS
SM
MD
LG