Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli, Hamasi përleshen në Qytetin e Gazës


Nga Qyteti i Gazës raportohet për përleshje të ashpra në rrugë ndërmjet forcave të Izraelit dhe luftëtarëve të Hamasit.

Përleshjet shpërthyen pasi disa dëshmitarë thanë se tanket izraelite kanë hyrë thellë në disa paralagje të qytetit më të madh në Rripin e Gazës.

Punonjësit mjekësorë palestinezë thanë se 18 persona të armatosur dhe shtatë civilë janë vrarë në luftimet e fundit, duke e çuar në më shumë se 950 bilancin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë.

Izraeli tha se deri tash janë vrarë 10 ushtarë izraelitë dhe tre civilë.

Luftimet e fundit zhvillohen në kohën kur presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas e akuzoi Izraelin se synon "t'i fshijë" palestinezët nga Rripi i Gazës.

Kreu i OKB, Ban Ki Moon, po udhëton në Lindjen e Mesme për bisedime, me qëllim që t'i jepet fund gjakderdhjes. Ndalesa e parë e tij do të jetë në Kairo.
XS
SM
MD
LG