Ndërlidhjet

Feith: ICO do ndihmojë Prishtinën në dialogun teknik me Beogradin


Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Pieter Faith, nuk ka përjashtuar mundësinë që të jetë pjesë e dialogut teknik Prishtinë-Beograd, i cili sipas paralajmërimeve të zyrtarëve të lartë të administratës së KB në Kosovë pritet të fillojë javët dhe muajt e ardhshëm.

"Nuk do të doja të spekuloj tani për këtë gjë. Lidhur me këtë gjë preferoj të pres dhe të shoh se çka po sjellin zhvillimet e mëtutjeshme", tha Feith pas takimit me ministrin e jashtem turk Babacan.

Feith garantoi mbështetjen e Zyrës Ndërkombëtare Civile për Qeverinë e Kosovës në këto bisedime por theksoi se takimet e drejtpërdrejta ndërmjet palëve do të ishin më të favorshme për të dy vendet të cilat sipas tij kanë shumë çështje për të diskutuar.

"Mendoj se është e qartë se ka akoma disa çështje zgjidhja e të cilave do të ishte një ndihmuese përmes kontakteve direkte në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Le të shohim se si do të rrjedhin gjërat; mund të them se Zyra Civlie Ndërkombëtare është e gatshme të mbështesë Qeverinë e Kosovës në pjesëmarrjen e saj në këto bisedime apo kontakte. Është e rëndësishme qe Qeveria të jetë një pjesëmarrëse e plotë në mënyrë që ajo të mund të ekzaminojë se cila janë dobitë dhe rëndësia që këto aranzhime mund të kenë për Kosovën. Në këtë kuadër Zyra Civile Ndërkombëtare do të asistojë Qeverinë", tha Feith.

Dialogu për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vazhdon të mbetet temë e paqartë, marrë parasysh kundërshtimin e Prishtinës ndaj këtij procesi si dhe këmbënguljen e Qeverisë së Serbisë që bisedimet teknike të ndërmjetësohen vetëm nga përfaqësues të misionit të OKB-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG