Ndërlidhjet

Baroso: Të paditen kompanitë ruse dhe ukrainase


Vendet evropiane kanë hyrë në javën e dytë pa furnizim, ose fare pak, me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, vendi nëpër të cilin kalon gazi. Rusia rifilloi furnizimin me gaz të Evropës dje për ta ndaluar atë sërish disa orë më pas. Moska akuzon Ukrainës për bllokimin e gazit. Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushchenko akuzoi Rusinë se tenton të provokojë revolta. Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso, ka sugjeruar kompanitë evropiane të padisin ato ruse dhe ukrainase.
XS
SM
MD
LG