Ndërlidhjet

logo-print

Ban: Gjithçka për të mundësuar armëpushimin


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka përsëritur thirrjen për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

"Ju keni angazhimin tim të plotë se do të bëjë më të mirën e mundshme që më lejon pozita ime për të realizuar armëpushimin e menjëhershëm dhe të dërgojë ndihma humanitare në terren" tha Ban në Kajro, në fillim të turneut të tij diplomatik.

Vizita e Banit përkon me ditën e 19-të të sulmeve izraelite në Gaza, sulme nga të cilat kanë humbur jetën rreth 970 palestinezë, gjysma e të cilëve civilë. Nga ana izraelite raportohet për 10 ushtarë dhe tre civilë të vrarë.

Burimet izraelite njoftojnë se tre raketa janë hedhur nga Libani në veri të Izraelit.
XS
SM
MD
LG