Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Zgjedhjet më 28 qershor


Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen më 28 qershor të këtij viti. Presidenti Bamir Topi ka dekretuar datën e zgjedhjeve tre javë pas miratimit të Kodit Zgjedhor nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në këto zgjedhje shqiptarët do të votojnë me sistemin propocional rajonal, që do të thotë zgjedhësit do të hedhin votën për partitë dhe koalicionet, dhe jo për emrat e kandidatëve për deputetë.

Standartet e zgjedhjeve të 2009 konsiderohen nga ndërkombëtarët si kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në BE.

Fushata zgjedhore, bazuar në Kodin e ri zgjedhor, duhet të fillojë më 28 maj.

XS
SM
MD
LG