Ndërlidhjet

Vazhdon kriza e gazit rus drejt Evropës


Vendet evropiane kanë hyrë në javën e dytë pa furnizim, ose fare pak, me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, vendi nëpër të cilin kalon gazi.

Rusia rifilloi furnizimin me gaz të Evropës dje për ta ndaluar atë sërish disa orë më pas.

Kryeministri rus Vladimir Putin ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të bëjë më shumë presion ndaj Ukrainës për të rifilluar tranzitin e gazit drejt Evropës.
Komentet e Putinit u bënë gjatë takimit me kryeministrat e Sllovakisë, Bullgarisë dhe Moldavisë, tre vendet evropiane më të prekura nga kriza e furnizimit me gazin rus.

Komisioni Evropian Jose Manuel Barroso i ka tërhequr vërejtjen Rusisë dhe Ukrainës se po humbin besimin besueshmërinë si partner në biznes. Barroso ka kërcënuar marrjen e hapave ligjore nëse nuk rifillon furnizimi me gazin rus.

"Nëse marrëveshja nuk respektohet kjo do të thotë se Rusia dhe Ukraina nuk mund të konsiderohen më si partner të besueshëm të Bashkimit Evropian në çështjet e furnizimit me energji", tha Barroso.

Rusia dhe Ukraina vazhdojnë me shkëmbimin e akuzave lidhur me krizën e gazit.
XS
SM
MD
LG