Ndërlidhjet

Tiranë: Hyn në fuqi ligji i dosjeve


Në Shqipëri ka hyrë sot në fuqi ligji për pastërtinë e figurës, që dënon krimet e komunizmit dhe ndëshkon personat e përfshirë në këto krime.

Ligji hyri në fuqi, ndonëse presidenti Topi nuk e firmosi ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kushtetuta e parasheh hyrjen në fuqi të një ligji edhe pa firmën e presidentit, me kusht që ky i fundit nuk e kundërshton atë.

Ligji parasheh ngritjen e një komiteti që do të shqyrtojë dhe do të ketë fuqinë të largojë zyrtarë të implikuar në krimet e regjimit komunist.
XS
SM
MD
LG