Ndërlidhjet

logo-print

Papunësia rrit shkallën e vdekshmërisë


Një studim i ri në revistën mjekësore britanike "The Lancet" thotë se privatizimi masovik pas shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik në vitet e '90, ka çuar në rritjen e numrit të vdekjeve në radhët e meshkujve.

Studimi ka zbuluar se privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore është në korelacion me rritjen e papunësisë dhe rritjen drastike të mortalitetit te meshkujt.

Kërkuesit thonë se kjo shpjegohet me shkallën e lartë të konsumimit të alkoholit nga të papunët.

Studimi tregon se në periudhën 1991-1994, vdekshmëria e meshkujve në Rusi, Kazakistan, Letoni, Lituani dhe Estoni është rritur për 42 %, që përkon me rritjen e papunësisë prej 305 %.

Në fund të listës janë Shqipëria, Kroacia, Çekia, Polonia dhe Sllovenia, ku privatizimi ishte më i kujdesshëm apo rrjeta e sigurimit social ishte më e fortë.

Në këto vende, mortaliteti i meshkujve ka shënuar rënie prej 10 %, ndërsa papunësia shënoi rritje prej 2 %.
XS
SM
MD
LG